Ibra do ta pret Unitedin për këtë gjë, para se të vendos për skuadrën e re

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të pres ndonjë ofertë nga Manchester United, para se të vendos për të ardhmen e tij.

Sport

19/07/2017 19:20

Suedezi vazhdon të mbetet në rikuperim pas lëndimit që pësoi në muajin prill gjatë ndeshjes së Europa League mes Manchester Unitedit dhe Anderlechtit.

Si lojtar i lirë, 35 vjeçari këto ditë ka marrë disa oferta nga skuadra të ndryshme, sidomos nga ato amerikane.

Por para se të vendos për këto oferta, ai është duke pritur nëse ‘Djajtë e Kuq’ di t’i ofrojnë kontratë të re, për pjesën e dytë të sezonit, kur edhe kthehet nga lëndimi./Lajmi.net/