Ibra-Cavani ia kalojnë Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka bërë nismën më të mirë të një sezoni në karrierën e tij si profesionist. Deri më tani gjatë këtij edicioni, ylli portugez ka realizuar 24 gola, në kuadër të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Ai si i vetëm ka shënuar më tepër se shumica e dysheve sulmuese të skuadrave rivale, përveç…

Sport

13/11/2013 17:05

Cristiano Ronaldo ka bërë nismën më të mirë të një sezoni në karrierën e tij si profesionist. Deri më tani gjatë këtij edicioni, ylli portugez ka realizuar 24 gola, në kuadër të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Ai si i vetëm ka shënuar më tepër se shumica e dysheve sulmuese të skuadrave rivale, përveç yjeve të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani që kanë realizuar 15 përkatësisht 11 gola.

Sipas statistikave të publikuara nga Transfermarkt.de, Ronaldo gjendet edhe para dyshes së Atletico Madridit, Diego Costa (16) dhe David Villa (6), si dhe sulmuesve të Barcelonës, Lionel Messi (14) dhe Alexis Sanchez (7).

Ylli portugez është edhe mbi golashënuesit më të mirë të Bayern Munichut, Mario Mandzukic (10) dhe Franck Ribery (7), të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski (12) dhe Marco Reus (8), dhe atyre të Manchester Cityt, Sergio Aguero (13) dhe Alvaro Negredo (8).

Të tjerët:

Liverpool: Luis Suarez (8 gola), Sturridge (8).

Manchester United: Robin Van Persie (8), Wayne Rooney (7).

Arsenal: Aaron Ramsey (8), Olivier Giroud (7).

Napoli: Gonzalo Higuain (8), Jose Callejon (7).

Juventus: Arturo Vidal (7), Carlos Tévez (6).

Chelsea: Eden Hazard (5), Oscar (5).