Ia vodhi nga çanta 400 euro dhe më pas e goditi me veturë, viktima dhe i dyshuari ishin njohur përmes rrjeteve sociale

Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës. Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar, të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes,…

Lajme

23/03/2023 08:50

Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar, të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/