“Ia more fytyrën ‘mbretëreshës’ sate”, Aldo debaton me Gjestin: E pamë lojën tënde

Pas incidentit të dasmës, banorët kanë filluar të përdorin “lojën” e Gjestit kundër tij, duke e nxjerrë atë në shesh për sjelljen e tij. Një nga momentet më të tensionuara ishte gjatë një debati mes Aldos dhe Gjestit, ku tensionet arritën kulmin. Aldo, i revoltuar, i tha Gjestit: “Frikacak o frikacak, jo jo, e dua…

ShowBiz

04/02/2025 13:57

Pas incidentit të dasmës, banorët kanë filluar të përdorin “lojën” e Gjestit kundër tij, duke e nxjerrë atë në shesh për sjelljen e tij.

Një nga momentet më të tensionuara ishte gjatë një debati mes Aldos dhe Gjestit, ku tensionet arritën kulmin.

Aldo, i revoltuar, i tha Gjestit: “Frikacak o frikacak, jo jo, e dua shoqe”, duke e ngacmuar për sjelljen e tij të dyfishtë, ndaj Eglit.

Gjesti, i nervozuar, iu përgjigj duke thënë: “Unë ta kam bërë lojën, ta kam dridhur”.

Por, Aldo nuk u ndal, duke e tallur më tej me fjalët: “Ia more fytyrën, o vëlla. Mbretereshës sate”, duke e akuzuar për manipulim dhe lojë të paskrupullt.

Gjesti përpiqej të mbante qetësinë, duke i thënë Aldos: “A s’po di të mendosh ndonjë lojë?”.

Por, Aldo, i cili ishte i vendosur, iu përgjigj menjëherë: “Lojërat e tua? E pamë lojën tate. Shkove te Rozi, i the të gjitha të vërtetat, pastaj i the se ishte lojë, frikacak”.

Tensioni mes banorëve po rritet, dhe tani Gjestit i është dashur të përballet me akuzat dhe kritikat për lojërat e tij, pasi çdo veprim i tij po shikohet nga të gjithë banorët, të cilët nuk janë më të gatshëm të heshtin.