Ia krahasoi këngën “Marova” me “vegetën”, Fifi nuk ia harron këtë Ilirit

Këngëtarja e ka rifreskuar sërish këtë deklaratë.

ShowBiz

08/12/2021 17:41

Përmes një storie të publikuar në Instagram, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar edhe një mbishkrim, shkruan lajmi.net.

“Kjo është vegeta”, shkroi Fifi duke i bashkangjitur edhe disa emotikona dashurie.

Kujtojmë se, “Balerin i dështuar” ishte deklarata e Fifit për Ilirin, i cili iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Soprano gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre.

Pas klipit, debati kishte nisur sërish, ku Fifi i kishte përmendur një letër gjatë një loje, ku Iliri sipas saj e kishte ofenduar duke i thënë se kënga “Marova” është si “vegetë”, aq shumë e pëlqen.

Ndryshe, për dallim nga Fifi e cila mori vetë vendimin ta lërë shtëpinë, Iliri ende e vazhdon lojën e tij brenda./Lajmi.net/