Ia huq “Daily Mail”, publikon gabimisht fotografi të Taynës në raportimin për protesta
Mediumi prestigjioz "Daily Mail" ka bërë një huqje në një lajm lidhur me protestat.

ShowBiz
Mediumi i njohur “DailyMail” së fundi ka bërë një artikull, në të cilin shkruan për pjesëmarrjen e reperit Tyga në protestat në Amerikë, shkruan lajmi.net.
Në atë tekst thuhet se reperi kishte vendosur maskë dhe iu bashkua protestuesve të shumtë në Hollywood.
Femra që ishte pranë Tygës sipas këtij mediumi ishte Tayna, të cilën e cilësojnë si mikeshë të reperit.
Vajza në fjalë po mbante një maskë në fytyrë dhe ishte veshur me veshje sportive, por që “DailyMail” e ngatërron me Taynën.
Madje, sipas këtij mediumi ajo i ngjan ish-partneres së Tygës, Kylie Jenner.
Për të plotësuar artikullin, “Daily Mail” ka publikuar edhe disa fotografi të Taynës të marra nga Instagrami. /Lajmi.net/