Ia hakuan Instagramin, Kinsey ‘hakmerret’ duke i ‘çmendur’ të gjithë me këtë video
Kinsey Wolanski ka ardhur e 'zjarrtë' në një video të publikuar në Twitter.

ShowBiz
Modelja amerikane u bë emri më i komentuar në mediat rozë për shkak të paraqitjes së papritur në fushë në ndeshjen e së shtunës në mes të Tottenham-Liverpool që po mbahej në Madrid, shkruan lajmi.net.
Kinsey Wolanski u fut në fushë në pjesën e parë të ndeshjes, kështu duke bërë që të ndërpritet gjithçka dhe të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo.
Biondia seksi hyri me qëllim të reklamimit të faqes ‘Vitaly Uncensored’, e cila është e themeluar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.
Më pas për 13 orë arriti më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram por fatkeqësisht llogaria e saj në këtë rrjet social u hakua.
Pavarësisht kësaj Kinsey ka ardhur me një video në Twitter me të cilën i ka ‘çmendur’ ndjekësit e saj.
Pranë postimit ajo ka treguar se ndihet e emocionuar pasi fitoi më shumë se 2 milionë ndjekës brenda natës dhe më pas Instagrami i saj u hakua.
Kinsey Wolanski shihet joshëse duke vrapuar në palestër./Lajmi.net/
https://twitter.com/KinseyWolanski/status/1135183718035988480