Ia bënë foton me Photoshop, që të duket si një sulmues i Parisit (Foto)

Një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale që nga mbrëmja e së shtunës, që pretendonte të ishte e një nga sulmuesit të Parisit, duket se ka qenë montazhë.

Fun

15/11/2015 13:14

Burri në fotografi është Veerender Jubbal, një burrë nga Kanadaja që kurrë nuk ka qenë në Francë.

Kjo fotografi madje ishte shpërndarë nga një prej kanaleve më pro-ISIS në Telegram, me përshkrimin “raportohet se ky është njëri nga vëllezërit që kreu sulmet e bekuara në Paris”, transmeton lajmi.net.
Untitled-121

Sidoqoftë, përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale eventualisht e gjetën foton e vërtetë të këtij njeriu dhe e zbuluan se ajo ishte manipuluar me Photoshop.

Nëse e shikoni nga afër, do ta shihni se fotografia është bërë montazhë. Ai në foton e vërtetë kishte në dorë një iPad dhe jo një Kuran, dhe kishte të veshur vetëm këmishë dhe jo jelek. (lajmi.net)