I zuri vendin në 11-she, Ramsdale “shkrihet” së qeshuri me gabimin e bashkëlojtarit të tij në takimin Luton – Arsenal

Arsenali ka shënuar fitore të madhe dhe të vështirë njëkohësisht kundër Lutonit, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez. Arsenali triumfoi 3:4 ndaj Lutonit, në stadiumin Kenilëorth Road, në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, shkruan lajmi.net. Një detaj që po komentohet shumë në rrjetet sociale, ndodhi kur Luton përmbysi…

Sport

05/12/2023 23:45

Arsenali ka shënuar fitore të madhe dhe të vështirë njëkohësisht kundër Lutonit, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Arsenali triumfoi 3:4 ndaj Lutonit, në stadiumin Kenilëorth Road, në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, shkruan lajmi.net.

Një detaj që po komentohet shumë në rrjetet sociale, ndodhi kur Luton përmbysi rezultatin 3:2 në pjesën e dytë.

Barkley në minutën e 57-të shënoi, edhe pas lëshimit të portierit titullar të Arsenalit, Raya që topi i goditur shkoi mes duarve të tij dhe u ndal në rrjetë.

Kamerat kapën momentin kur portieri i parë i Arsenalit, Ramsdale qeshte nga stoli për gabimin e bashkëlojtarit të tij. Ai u ndal sapo pa që kamera ishte fokusuar tek ai.


Ndryshe, Arsenali me këtë fitore vazhdon lidershipin me 36 pikë. Luton është në pozitën e 17-të me 9 pikë./Lajmi.net/