‘I will never let you down’ videoklipi nga Rita Ora

Rita Ora pas publikimit të këngës nëpër radiot e Londrës, më në fund ka lansuar edhe videoklipin në Youtube.

ShowBiz

31/03/2014 16:35

Rita ka ardhë! Ky është videoklipi më i ri i këngëtares kosovare, pas një pauze prej gati dy vjetësh. Rita ka paralajmëruar për një kohë të gjatë për këtë klip dhe fansat menzi e kanë pritur.

Sot herët në mëngjes ka promovuar këngën në Londër, e cila është dëgjuar për herë të parë në BBC Radio dhe më pas edhe klipi është parë nga fansa të shumtë të mbledhur në sheshin Leicester.

Tani këngënbashkë me videoklip mund ta shikojmë edhe në Youtube.

Kënga është punuar në bashkëpunim me të dashurin e Ritës, DJ Calvin Harris i cili i ka dhënë këngës ritme të bukura tipike verore.

Videoklipi paraqet Ritën me shumë stil dhe është drejtuar nga Francesco Carrozini.