I vështirësohet gjendja nga koronavirusi Boris Johnson, zhvendoset në njësitin e kujdesit intenziv

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zhvendosur në kujdes intensiv pasi simptomat nga koronavirusit janë përkeqësuar, ka konfirmuar zyra e kryeministrit, sipas The Independent.

Bota

06/04/2020 21:25

Një zëdhënës nga zyra e kryeministrit, ka thënë se i pari i legjislativit ka shfaqur simptoma të vazhdueshme të virusit COVID-19.

“Gjatë pasdites, gjendja e kryeministrit është vështirësuar dhe, në përputhshmëri me këshillat e ekipit mjekësor, ai është zhvendosur në Njësinë e Kujdesit Intenziv”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

Burimi i njëjtë ka bërë të ditur për mediet britanike se Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab, iu është kërkuar nga kryeministri Johnson që ta mbikëqyr atë.

“Kryeministri është duke marrë trajtim të shkëlqyer mjekësor, falë punës dhe përkushtimit të stafit të NHS-së”, ka shtuar tutje zëdhënësi.

Boris Johnson ka konfirmuar se është prekur nga koronavirusi javën e kaluar. Ai punët e kabinetit qeveritar, deri në këtë periudhë, i kryente nga spitali ku po mjekohej. /Lajmi.net/