I vendosur për të luftuar pamëshirshëm “Shtetin Islamik”

Mbreti Abdullah II i Mbretërisë së Jordanisë, ka përsëritur se shteti jordanez është më i vendosur se kurrë që ndaj “Shtetit Islamik” të bëhet një luftë e pamëshirshme.

Bota

05/02/2015 08:24

“Gjaku i dëshmorit tonë Moaz al-Kasasbeh nuk do të harrohet kurrë, prandaj e keqja duhet mundur”, ka përsëritur Mbreti i Jordanisë, pas njoftimeve se njëri nga shtetet e Lindjes së Mesme, Emiratet e Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga misionin fluturues luftarak mbi Siri në fund të vitit të kaluar, pas kapjes së pilotit jordanez.

Piloti jordenez ishte kapur pasi aeroplani i tij F-16 ishte rrëzuar në ujë. “The Neë York Times” ka raportuar të enjten se Emiratet e Bashkuara i kanë pezulluar sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve, për shkak të frikës për sigurinë e pilotëve të tyre.

Një video e publikuar këtë javë e paraqet pilotin jordanez, Muath Al-Kaseasbeh, duke u djegur për së gjalli nga militantët e “Shtetit Islamik”. Ndërsa mëngjesin e ditës së djeshme, Jordania i ka ekzekutuar dy militantë të dënuar, në mesin e të cilëve dhe një grua irakiane e cila dyshohet për përfshirjen në sulmin në Aman të Jordanisë në vitin 2005, ku ishin vrarë mbi 60 persona.