I veçanti Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ndërpreu kacafytjen e dy futbollistëve të Leipzigut që u hodhën në kërkim të fanellës së tij. Ai ua dha atyre nga një uniformë të ndryshme.

Sport

02/08/2014 10:15

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ndërpreu kacafytjen e dy futbollistëve të Leipzigut për fanellën e tij duke i dhënë kapitenit kundërshtar një uniformë të dytë.

Ekipi i yjeve i udhëhequr nga Laurent Blanc zhvilloi një miqësore në Red Bull Arena. Derisa Leipzig zakonisht ndeshet me skuadra si Wehen Wiesbaden dhe Elversberg në ligën e tretë të Gjermanisë, mundësia për të shkëmbyer fanellën me Ibrahimovicin ishte një rast i rrallë për kapitenin Daniel Frahn dhe bashkëlojtarin e tij Terrence Boyd.

Derisa ylli suedez u zëvendësua në humbjen 4:2 të skuadrës së tij, Frahn e pyeti Ibrahimovicin për fanellën e tij por ai iu përgjigj: “Më fal, por ia kam premtuar këtij djaloshi, Boyd”.

Frahn e çortoi Boydin por Ibrahimovic ndërpreu përplasjen e tyre duke ia dhënë atij një uniformë të dytë.