I shqetëson varësia evropiane për gazin rus

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, mbrëmë kanë kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që t’i vazhdoj negociatat me Ukrainën për furnizimin me gaz.

Bota

20/06/2014 16:29

Gjatë një bisede tripalëshe me telefon, Merkel – Hollande – Putin, zyrtarja e lartë gjermane dhe ai francez, e kanë theksuar rëndësinë e sigurimit të shpejtë të përfundimit të luftës në pjesën lindore të Ukrainës, në mënyrë që të stabilizohet situata, ka njoftuar presidenca e Francës, raporton RFE.

Po ashtu, Kremlini ka njoftuar se të tre liderët diskutuan për pasojat potenciale për sigurinë energjetike dhe ekonominë e Evropës, për shkak të dështimit të negociatave me Kievin për zgjidhjen e borxhit të Ukrainës për gaz ndaj Rusisë.

Kjo i ka shtuar shqetësimet se vendet e Bashkimit Evropian mund të ballafaqohen me vështirësi për furnizim me gaz nga Rusia.