I shënoi gol ish-skuadrës së tij duke ia rrezikuar titullin e shumëkërkuar, deklarohet Walcott
Theo Walcott ishte ndër “fajtorët” që Arsenali mund ta rrezikojë seriozisht titullin e kampionit pas shumë vjetësh në Premierligë. Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë, Theo Walcott realizoi një herë në barazimin 3:3 të Arsenalit kundër Southamptonit. Walcott, i cili dikur kaloi 13 vite në “Emirates” ka folur pas ndeshjes duke u shprehur optimist se Arsenali…
Sport
Theo Walcott ishte ndër “fajtorët” që Arsenali mund ta rrezikojë seriozisht titullin e kampionit pas shumë vjetësh në Premierligë.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë, Theo Walcott realizoi një herë në barazimin 3:3 të Arsenalit kundër Southamptonit.
Walcott, i cili dikur kaloi 13 vite në “Emirates” ka folur pas ndeshjes duke u shprehur optimist se Arsenali mund të triumfojë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.
“Arsenali është thjesht i jashtëzakonshëm. Ne luajtëm me Man Cityn javën tjetër dhe mendova se Arsenali ishte shumë më i mirë se ata. Kështu e shoh unë Arsenalin për momentin. Ne mund të marrim shumë pozitive nga kjo lojë sepse Arsenali është skuadra më e mirë në këtë ligë në këtë moment”, tha ai për NBC Sports, transmeton lajmi.net.
Walcott pas golit të dytë të shënuar në “Emirates” zgjodhi të mos e fesonte atë në shenjë respekti për periudhën sa ishte pjesë e Topçinjve.
“Djali im do të jetë vërtet i zhgënjyer që nuk festova, por thjesht nuk munda. Ishte një ditë shumë indiferente për mua sot, u ndjeva sikur nuk mund të fitoja. Shpresoj, tani Arsenali mund të vazhdojë dhe fitoj ligën dhe mundi Man Cityn të mërkurën”, përfundoi ai./Lajmi.net/