I rritur në kushte të vështira, Pacolli: E kuptoj ndjesinë e sfidave financiare, prandaj i ndihmoj të tjerët

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka kujtuar kohën kur ai si adoleshent është përballur me vështirësi financiare.

Lajme

26/10/2020 21:24

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se atë kohë ishte i varfër dhe se e kupton ndjesinë e vështirësive financiare.

Postimi i plotë i Pacollit:

Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë! /Lajmi.net/