I rrëshqet nga duart Man Utd – Vitinha shumë shpejt lojtar i PSG

Mesfushori i Portos, Vitinha, ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint Germain për një transferim te tij në “Parc de Princes”.

Sport

18/06/2022 08:54

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, lojtari së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me klubin francez, transmeton lajmi.net.

Shuma e këtij transferimi pritet të jetë deri në 40 milionë euro.

Vitinha ishte shumë afër kalimit te Manchester United, por, në momentin që kampionët e Francës u futën në garë gjithçka ndryshoi.

Vitina është 22-vjeçar dhe luan si mesfushor qendror.

Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, sillet diku rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/