I rrëmben burrin motrës, dhe më pas e varros të gjallë

Një grua u martua me të fejuarin e motrës së saj, por më pas ajo u mërzit me të dhe e varrosi të gjallë në mënyrë që të mund të jetonte me dashnorin e saj më të ri.

Bota

16/11/2014 22:48

Qiao Li Tsui, 25 vjeç, u takua me Jian Tsaon, 30 vjeç, dy vjet më parë kur ai ishte fejuar me motrën e saj. Por pas një kohe të shkurtër, Qiao e bindi atë për ta lënë motrën Wan Niu, 27 vjeç dhe për t’u martuar me të. 

Por një vit pas dasmës në Hangzhou, një qytet në Kinën lindore, ajo takoi online një tjetër djalë Cai Chen, 27 vjeç, dhe u lidh me të. Dhe çmenduria fillon tani. Çifti planifikoi një komplot për të hequr qafe burrin e saj Qiao, në mënyrë që ata të mund të martohen. 

Ajo e çoi atë në mal, me pretendimin se do të bënin një piknik, më pas e sulmuan dhe e goditën në gjoks, derisa ai ra pa ndiejna. Pastaj gërmuan një varr të cekët dhe e hodhën trupin pa ndjenja në të, për ta varrosur të gjallë, transmeton shekulli. 

Dyshja u kap tri ditë më vonë, kur Cai u dorëzua vetë në polici. Ai u tregoi policëve se ku e kishin varrosur Jian, dhe autoritetet e nxorën trupin prej andej dhe e dërguan për autopsi. Ekzaminimi tregoi se ai merrte ende frymë kur u varros. 

Motra e Qiaos deklaroi se shpreson që ta shohë të kalbet në ferr motrën, e cila është pa ndiejna. Një zëdhënës i policisë tha se “Ky është një nga krimet më të këqij të dashurisë, që është hasur ndonjëherë”. Qiao Li aktualisht po vuan dënimin në burg.