I riu që vdiq sot në Prishtinë ishte nga Deçani, kryetari i komunës i shpreh ngushëllime familjes

Vendi është tronditur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot tek Ministria e Arsimit në Prishtinë. Ngasësja e veturës ka goditur shtyllën e semaforit, e cila më pas ka goditur viktimën i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Viktima është Shkumbin Hebibaj, nga fshati Baballoq i Deçanit. Për rastin ka…

Lajme

26/02/2024 19:30

Vendi është tronditur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot tek Ministria e Arsimit në Prishtinë.

Ngasësja e veturës ka goditur shtyllën e semaforit, e cila më pas ka goditur viktimën i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Viktima është Shkumbin Hebibaj, nga fshati Baballoq i Deçanit.

Për rastin ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, ka shkruar Ramosaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Video nga rasti: