I riu që u përdhunua në Burgun e Dubravës

Nuk janë vetëm krimet, korrupsioni e kontrabanda edhe më tej tw pranishme në burgjet e Kosovës. Por, së paku në një rast, ka pasur edhe përdhunim. 

Lajme

09/12/2014 21:03

Së fundi, katër të burgosur kanë përdhunuar një të ri të burgosur, i cili ishte dërguar për të vuajtur 22 ditë burg pasi nuk kishte pasur para të paguante dënimin prej 400 eurosh. Viktima e përdhunimit ka kërkuar që të largohej nga ajo qeli, por kërkesa e tij ishte injoruar nga stafi i burgut, u tha në emisionin Betimi për drejtësi.

Për vuajtjen e dënimit i riu ishte vendosur në një dhomë me katër të burgosur tjerë të dënuar me më shumë vjet burgim.

Të burgosurit sipas viktimës në mënyrë ç’njerëzore e kanë dhunuar atë.

Dhunimi i të burgosurit në Burgun e Dubravës ishte bërë në shtator të këtij viti.

Prokuroria themelore në Pejë po vazhdon hetimet rreth zbulimit të aktit kriminal kur ky i ri ishte përdhunuar nga katër të burgosur në Burgun e Dubravës.