I postoi xhevahiret e tij në Instagram, boksierit të njohur i vidhen ato vetëm pas disa orëve

Boksieri Gervonta Davis ka pohuar se xhevahirët janë vjedhur nga shtëpia e tij në Kaliforni vetëm disa orë pasi ai kishte ekspozuar ato në Instagram, të cilat kapnin vlerën prej 5 milionë funteve.

Sport

29/09/2019 21:20

Boksieri kishte postuar një video të vetes, ku tregonte pronat e tij shumë milionëshe, dhe i nxiste ndjekësit e tij ‘të kapnin’ ndërsa argëtohej me çmimin e tyre.

Por shumë shpejt, Davis zbuloi se xhevahiret e tij ishin grabitur dhe beson se individët përgjegjës së shpejti do t’i shesin ato, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari është i favorizuari i Floyd Mayweather, pasi është i pamposhtur dhe ka fituar me 21 nokaute në 22 ndeshjet e tij profesionale deri më tani – dhe tani është zhvendosur në krye të divizionit të lehtë, sipas renditjes më të fundit të WBA-së.

Dhe Davis, i cili vlerësohet mbi 2 milion dollarë neto, duket se ka harxhuar paratë në një argjendari të shtrenjtë – përfshirë tre orë.

Por menjëherë pasi bëri blerjet, boksieri u trondit nga një pritje e papritur në shtëpinë e tij në Kaliforni me hajdutët duke vjedhur të paktën 5 milionë funte sende të çmuara të tij. /Lajmi.net/