I porsalinduri mbijetoi 5 ditë në kanal (Foto)

Një foshnje e porsalindur mbijetoi për pesë ditë pasi ishte flakur tutje në një kanal në Australi.

Bota

23/11/2014 21:15

Djali që kishte vetëm shtatë ditë që kishte lindur,  u gjet i braktisur në fund të një  tubi të thellë 2.7 metra, të bllokuar nga një pllakë.
 
U deshën gjashtë burra, përfshirë tre oficerë të policisë, për të hequr pllakën dhe për të shpëtuar foshnjën
 
David Otte po ecte me biçikletë përgjatë rrugës me vajzën e tij 18-vjeçare Hayley,  kur dëgjoi një zhurmë të çuditshme që vinte në New South Wales.
 
“Ne në fakt mendonin se ishte një kotele në fillim, por kur shkuam atje poshtë, ne dëgjuam saktësisht se çfarë ishte, një fëmijë që ulërinte”.
 
“Si mundet që dikush ta ketë bërë këtë? Unë vetë, kam fëmijë dhe ne jemi në pritje të një fëmije dhe nuk e di se si dikush i ka bërë këtë një të vogli”.
 
Aktualisht fëmija po merr mjekimin e duhur në një spital,pasi kishte pësuar disa lëndime në trupin e tij. Ndërkohë që një grua është akuzuar për tentativën e vrasjes së fëmijës, dhe do të paraqitet në gjykatë ditën e nesërme.