I plagosuri në Gjakovë hyn në operacion, mjeku tregon për gjendjen e tij

Si pasojë e një incidenti me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës, një person ka mbetur i vrarë ndërkaq që një tjetër është plagosur.

Lajme

12/03/2019 19:46

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa lajmi.net ka kontaktuar edhe me Spitalin Rajonal të Gjakovës për të pyetur në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurit tjetër.

Nga ky spital kanë thënë për lajmi.net se i plagosuri për momentin është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo se i njëjti i duhet të nënshtrohet një operimi.

“Gjendja aktuale e të plagosurit është mesatare, dhe i njëjti i duhet t’i nënshtrohet një operimi për rregullimin e parametrave”, kanë thënë nga emergjenca e spitalit për lajmi.net.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, teksa Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin që lidhet me këtë vrasje. /Lajmi.net/