‘I përzgjedhuri’ i Ferguson po e merr drejtimin e Celtic

Ish trajneri i Everton, David Moyes, i cili ishte përzgjedhur nga Sir Alex Ferguson për ta pasuar atë tek Man Utd, është afër që të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij.

Sport

03/03/2019 15:56

David Moyes është duke shikuar mundësinë që të marr drejtimin e skaudrës së Celtic, shkruan “Scottish Sun”, transmeton lajmi.net.

55 vjeçari gjithashtu ka në letër edhe planin për të provuar fatin në Superligën e Kinës, por, sigurisht se niveli i futbollit i jep përparësi skuadrës skoceze.

Mbetet të shihet nëse Moyes do t’i bashkohet njërës prej dy skuadrave më të mëdha në futbollin skocez. /Lajmi.net/