I përçau vajza e re, Sindi tërheq deklaratën për Muratin

Sindi dhe Murati nuk do ta vazhdojnë njohjen.

ShowBiz

08/04/2021 19:50

Sindi dhe Murati nuk do të vazhdojnë njohjen, pas ftohjes së raporteve për shkak të takimit të tij me Olën, shkruan lajmi.net.

Murati ishte shumë i afërt në takim me Olën dhe kjo gjë e acaroi Sindin, e cila debatoi në studio me dy konkurrentët.

Më pastaj, Murati i propozoi asaj që ta vazhdonte njohjen me djemtë e rinj, meqë rast Sindi e tërhoqi menjëherë deklaratën që kishte për të.

Konkurrenti tha se dëshiron që ta vazhdojë njohjen me Olën dhe kjo gjë i pëlqeu asaj, duke u ngritur në këmbë dhe e përqafoi Muratin.

Madje, tha se duhet t’i falënderohen që i ndau, ngase sipas saj nuk ishin ndjenjat e njëjta nga të dyja palët, vetëm nga Sindi.