I palodhuri Mane: 63 ndeshje në 373 ditë për klubin dhe kombëtaren

Shifrat e jashtëzakonshme të Sadio Mane gjatë 373 ditëve të fundit dëshmojnë se sa i rëndësishëm është lojtari si për Liverpool ashtu edhe për Senegalin.

Sport

20/08/2019 19:09

Ish sulmuesi i Southampton ka luajtur 63 ndeshje gjatë asaj periudhe, duke filluar me fitoren 4-0 të Reds kundër West Ham në 12 gusht 2018.

Mane e përfundoi sezonin 2018/19 me 26 gola dhe pesë asistime në 50 ndeshje dhe disa ditë pas fitores së Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur në Wanda Metropolitano, ai iu bashkua ekipit të tij kombëtar për Kupën e Kombeve të Afrikës, përcjell lajmi.net.

Ai udhëhoqi skuadrën afrikane në finalen e turneut, duke shënuar tre gola dhe vetëm 21 ditë pas humbjes 1-0 të Senegalit ndaj Algjerisë në finale ai luajti ndeshjen e tij të parë në sezonin 2019/10.

Liverpool u përball me Chelsean për Superkupën e Evropës dhe Mane shënoi për të ndihmuar skuadrën e tij të fitojë trofeun, përpara se të shënojë një tjetër gol vendimtar të shtunën e kaluar në ndeshjen 2-1 ndaj Southampton.

Sulmuesi senegalez ka shënuar 20 gola për Liverpoolin në të gjitha garat në vitin 2019, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të klubit këtë vit kalendarik, mbi Mohamed Salah me 12 gola, dhe Roberto Firmino me tetë.

Mane është edhe golashënuesi më i mirë i Premierligë në 2019 me 15 gola, pa shënuar një penallti të vetme, dhe pasohet nga Sergio Aguero me 14 gola, pastaj Raheem Sterling dhe Jamie Vardy me 12 gola secili. /Lajmi.net/