I pafat: Reguilon shënon golin e parë në Premierligë, por është një autogol

Tottenham është duke luajtur me Aston Villa në kuadër të javës së parafundit në Premierligë.

Sport

19/05/2021 19:25

Sergio Reguilon ka shënuar golin e parë në Premierligë që nga transferimi në Tottenham, por për fatin e tij të keq ishte një autogol, raporton lajmi.net.

Tottenham ka gjetur golin e parë, përmes Steven Bergwijn duke shënuar pas gabimit në mbrojtje të ‘Luanëve’.

Derisa, golin e barazimit për Aston Villën e shënoi pikërisht një lojtar tjetër i Tottenham, Reguilon./Lajmi.net/