I ngritet aktakuzë sepse kërcënoi në Facebook gazetarin e Kohës Ditore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Përparim Zogajt për veprën penale “Kanosje” ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi.

Lajme

20/01/2015 11:26

I akuzuari kishte kërcënuar gazetarin nëpërmjet rrjetit social Facebook pas një serie shkrimesh për shkuarjen e shqiptarëve në Siri të tetorit të vitit 2013 dhe pas një debati në emisionin “Rubikon” të KTV-së, raporton Koha.net. 

Ai i kishte thënë gazetarit se mund “të t’kushtoj me jetë”. Kërcënimin i akuzuari e kishte përsëritur edhe kur është marrë në pyetje nga Policia duke u arsyetuar se është ndjerë i fyer nga shkrimet dhe deklarimet e gazetarit Vehbi Kajtazi. 

Motivi i këtij kërcënimi buron nga ekstremizmi fetar.