I ndoqi ‘fati i keq’, këto janë 7 çiftet që u ndanë pasi bën tatuazh për njëri-tjetrin

Emrat e njohur të estradës kanë bërë tatuazhe për të dashurit e tyre.

ShowBiz

09/07/2020 15:01

Teksa jetohet një histori dashurie asnjë nuk e mendon ndarjen. Shume çifte shtyhen nga dashuria e madhe dhe bëjnë tatuazhe emrat e partnerëve ose fytyrat e tyre, shkruan lajmi.net.

Mirëpo pas ndarjes ata edhe mund të pendohen, mirëpo nuk dihet nëse njësoj ka ndodhur edhe me emrat e njohur të estradës.

Robert Berisha

Robert Berisha dhe Nora Istrefi e kishin një lidhje të gjatë dashurie të cilën e kurorëzuan edhe me martesë, mirëpo ndodhi e papritura dhe dyshja u ndanë.

Sa ishin bashkë Roberti kishte bërë tatuazh emrin e Norës.

Morena Taraku

Në vetëm pak javë lidhje Morena Taraku dhe miliarderi iranian vendosën të bëjnë emrat e njeri-tjetrit tatuazh në krahë. Emrat e gdhendur ishin si një shenje dashurie edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Po tani pas ndarjes çdo te ndodhë me tatuazhet?

Jonida Maliqi

Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i dikurshëm i saj kanë shkruar në gishtin ku vendoset rrethi i martesës emrat e tyre. Siç kemi parë nga fotot e publikuara, Jonida e “fsheh” duke vendosur një unazë të madhe pasi ata tashmë janë divorcuar.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri vetëm njërit i ka kushtuar tatuazh edhe pse është përfolur për shume lidhje të dashurisë. Kur ishte në një lidhje me Krenar Cocajn këngetarja ka shkruar shkronjën e parë të emrit të tij.

Adelina Tahiri 

Ish i dashuri i Adelina Tahirit e kishte shkruar emrin e saj në dorë. Identetiti i djalit që ishte i lidhur këngëtarja 5 vite më parë nuk u bë i ditur. Adelina është martuar me avokatin maqedonas pas ndarjes prej atij.

Noizy

Prej vitesh Noizy mbante në krah portretin e mamasë se vajzës se tij,  Leandrës. Reperi pas ndarjes e hoqi këtë tatuazh dhe pikturoi një mikrofon dhe kurorë në vend të tij.

Xheni

Xheni e BB kishte vendosur që ta shprehte dashurinë për Benardin nëpërmjet një tatuazhi. Ajo kishte zgjedhur të shkruante “Ti per mua, une per ty” dhe këtë tatuazh thuhet se e mban akoma, edhe pas ndarjes./Lajmi.net/