I ndodh edhe kjo Real Madridit: 90 minuta, 0 goditje në portë

U premtua një revolucion pas dështimit në sezonin e kaluar, por Real Madrid ka vazhduar avazin e njëjtë.

Sport

18/09/2019 23:06

‘Los Blancos’ kanë pësuar humbje të rëndë 3-0 nga Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

As blerjet e reja nuk e kanë këndellur klubin mbretëror – duke spikatur emri i Eden Hazard i cili u largua në minutën e 70′ të ndeshjes pa lënë gjurmë, shkruan lajmi.net.

Edhe më e befasishme mbetet fakti që Real Madridi në 90 minuta nuk ka bërë asnjë goditje në drejtim të portës së kundërshtarit.

Tashmë shqetësimi duhet të rritet, Reali nuk po bën revolucion dhe gishti drejtohet vetëm tek një person: Zinedine Zidane. /Lajmi.net/