I ndërprenë intervistën derisa fliste për organizatorin e luftës në Kumanovë

Një intervistë me një ish-gjeneral veteran maqedonas në televizionin proqeveritar Kanal 5 është ndërprerë në gjysmë nga regjia, derisa kishte nisur të fliste të vërtetën për ngjarjet e fundit dhe përleshjet në Kumanovë.

Lajme

10/05/2015 11:54

Ilija Nikollovski, gjeneral në pension, po fliste në një intervistë për ngjarjet e fundit, por kur nisi ta thotë të vërtetën për atë se çfarë po ndodh dhe arsyet që sollën deri te gjendja e tashme, ai u hoq nga  ekrani i këtij televizioni.

“Nuk mund të them pasi nuk kam informacione të mjaftueshme kush janë njerëzit por shpjegimi i shumë specialistëve dhe profesionistëve është se bëhet fjalë për persona të paguar, gjë që është kontradiktore me atë që thotë Qeveria. Në këtë krizë të madhe ekonomike në rajon, nëse dikush mund të shkojë në Afganistan, Siri dhe vende të tjera, shumë më lehtë do të vinte të luftojë në Maqedoni dhe të tërhiqej. Nuk e di kush është organizatori, por si duket atij organizatori disa punë i dolën nga kontrolli. Interesi kombëtar i shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni nuk është të bëjnë luftë”, u shpreh gjenerali Nikollovski, videoja e të cilit u fshi nga televizioni Kanal 5. (INA)