I moshuari me probleme shëndetësore, Azem Gicolli nuk e lëshon asnjë stërvitje dhe ndeshje të FC Prishtinës

Kudo që zbarkon FC Prishtina për të luajtur futboll, prezenca e tij në stadium është e padiskutueshme. Megjithë moshën, gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe vështirësit në të folur, Prishtina në secilin stadium e ka mbështetjen e Azem Gicollit. Për të, FC Prishtina nuk është thjesht një ekip futbolli. Ajo është një pasion, një dashuri…

Sport

02/10/2023 16:32

Kudo që zbarkon FC Prishtina për të luajtur futboll, prezenca e tij në stadium është e padiskutueshme.

Megjithë moshën, gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe vështirësit në të folur, Prishtina në secilin stadium e ka mbështetjen e Azem Gicollit.

Për të, FC Prishtina nuk është thjesht një ekip futbolli. Ajo është një pasion, një dashuri e pandalur që e ka ndjekur që nga momenti kur ishte i ri.

Ai tregon se si erdhi nga puna në Slloveni vetëm për ndeshjen e Prishtinës, për t’u kthyer sërish atje.

Buzëqeshja e tij në stadium vërehet vetëm kur Prishtina shënon gol, anise goditjen nga penalltia nuk preferonte ta shikonte nga emocionet.

Fidaimi është miku i vjetër i Azem Gicollit. Ai rrëfen shumëçka për shoqërinë e tyre e që të gjitha lidhen me FC Prishtinën.

Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/