I mbush duart e qafen plot zinxhir të arit e ikën nga lokali

Dje është plaçkitur një argjendari në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës. Vjedhja u krye pa ndonjë zënkë në lokal.

Lajme

20/03/2019 11:13

Një person e beri planin e vençat se si të kryente një vjedhje. Personi i cili nuk i është zbuluar identiteti hyri dje në një argjendari në Prishtinë. Aty vendosi disa zinxhirë në dorë e qaftë dhe iku nga lokali.

Policia i është venë pas grabitësit, por akoma nuk ka arritur ta zë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor në një lokal të argjendarisë, ka raportuar se një person i dyshuar ka hyrë në lokal ku në qafë dhe në dorë ka vendosur nga tre zinxhirë ari, e pas atij veprimi i dyshuari është larguar nga lokali. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore”, njoftoi policia.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe njësitë relevante janë duke hetuar rastin.

Rasti është iniciuar për ‘vjedhje’. /Lajmi.net/