I mbijetuari i masakrës së Dubravës ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një person në cilësinë e dëshmitarit.

Lajme

28/09/2020 14:35

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, Visar Ballovci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.

Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësin e dëshmitarit.

Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimët i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpis tonë.

Ballin e lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.

Rrnoftë kjo ushtri Çlirimtare që jehonë i dha Ramush Haradinaj, emri i ti mos u harroft asnjëherë aty ku flitet shqip.

Me rrespekt i juaji Visar Ballovci!. /Lajmi.net/