I mbetet koka në rrotën e makinës
Një dhelpër menaxhoi situatën në një mënyrë që të nxirrte kokën nga rrota e makinës që kishte ngecur.
Fun
Me apo pa fat, varet si e shikoni ju atë, të gjitha kafshët që kanë ngecur në rrota të veturave nuk kanë mundur që të shpëtojnë, transmeton lajmi.net.
Fatmirësisht një dhelpër bashkë me zjarrfikësit menaxhuan si duhet situatën që të largojnë rrotën e veturës prej metali nga koka e dhelprës.
Personat që jetonin afër janë mundur shumë herë që të shpëtojnë dhelprën nga rrota e metalit por nuk patën sukses dhe dhelpra filloi të stresohej më shumë, kështu filloi të mundohej që të shpëtonte vetën.
Zjarrfikësit përdorën pajisje special që të prisnin metalin dhe ta largonin nga koka e dhelprës. /Lajmi.net/