I kthehen të lirë Preshevës
Të liruarit shqiptarë nga burgu janë pritur mbrëmë nga qindra qytetarë në Preshevë. Ata janë pritur edhe nga Kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa.

Lajme
Qindra qytetarë të Preshevës kanë dalë mbrëmë për t’i pritur pjesëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit’ të cilët u shpallën të pafajshëm nga një gjykatë e Beogradit.
Rreth orës 23:30, në sheshin kryesor të Preshevës kanë mbërritur Agush Memishi, Ferat Hajdari dhe Faton Hajdari, raporton presheva.com.
Ata dhe tetë të akuzuar të tjerë shqiptarë janë liruar pasi një gjykatë e shkallës së dytë në Beograd i liroi nga akuzat për të cilat ata së bashku ishin dënuar paraprakisht me 116 vjet burg.
Të liruarit janë pritur edhe nga Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Pjesëtarët e “Grupit të Gjilanit” ishin arrestuar në fund të vitit 2008 nga policia serbe.