I komplimenton të dashurën, shkodrani i çan kokën me gurë turistit francez
Një 31 vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka sulmuar me gurë një turist francez.

Lajme
Personi i shpallur në kërkim është Tedi Neziri. Ky i fundit ka qëlluar me gurë 26vjeçarin me inicialet J.M, banues në Paris.
Ngjarja ka ndodhur në një kamp pushim në Dhërmi.
Shtetasi francez ndodhej në këtë kamp bashkë me disa pushues të tjerë francezë. Në një moment, ai i ka bërë një kompliment të dashurës së Nezirit, që gjithashtu gjendej në Dhërmi për pushime.
Por, 31 vjeçari nuk e ka duruar dot komplimentin dhe e ka sulmuar me gurë turistin francez, duke e qëlluar në kokë. Nuk ka pësuar dëmtime serioze për jetën./tema