I kërkon 36 mijë euro si detyrim për fajde, arrestohet

Një 41 vjeçar K.B është arrestuar në Istog pasi i kishte marrë 14 mijë euro me fajde nga një person dhe më pas i ka kërkuar 36 mijë në këmbim.

Lajme

10/10/2019 09:19

“Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh. Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950 (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit”, njofton policia.

Policia, me aprovim të organeve të drejtësisë, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat do të përdoren në procedura të më tejme gjyqësore, po ashtu është gjetur edhe një pistoletë.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve.