I keqësohet gjendja duke pritur autobus, ndërron jetë në spital

Një person gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në Pejë.

Lajme

12/02/2019 11:06

Një person në lagjen Dardania në Pejë, në mëngjesin e ditës së djeshme ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, viktima gjersa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Viktima është dërguar në spital, nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/