I karantinuar në shtëpi, Ronaldo shfrytëzon motin e mirë për të marrë rreze dielli
Cristiano Ronaldo tregoi fizikun e tij, derisa mori rreze dielli gjatë karantinës në shtëpi, pas ekspozimit ndaj COVID-19, kurse partnerja e tij kishte dalë për blerje.

ShowBiz
Cristiano Ronaldo po përpiqej të shfrytëzonte sa më shumë karantinën, derisa po merrte rreze dielli në ballkonin e shtëpisë së tij në Funchal, Portugali, të hënën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Futbollisti, 35 vjeç, u izolua pasi shoku i tij i skuadrës së Juventusit, Daniele Rugani, u testua pozitiv me COVID-19.
Ronaldo shfaq fizikun e tij pas rezultateve të palestrës, ndërsa u relaksua në ballkonin e shtëpisë së tij, i veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe me syze dielli në fytyrë.
Derisa Ronaldo qëndroi në shtëpi, partnerja e tij Georgina, dukej elegante teksa doli për të bërë blerje.
Modelja, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj me një fustan të zi e të ngushtë me mëngë të gjata, ndërsa kishte vendosur makijazh të lehtë.
Ronaldo së fundi ishte në vendlindje për të vizituar nënën e tij, pas një ataku në tru, përpara lajmeve se duhet të qëndrojë i izoluar pas shpërthimit të koronavirusit. /Lajmi.net/