“I kam thënë Dagzit për Einxhel para se të futej në BBV” zbulohet “mësiti” i çiftit

Më në fund Einxhel ka takuar dy shoqet e saj që i ka përmendur vazhdimisht.

ShowBiz

14/01/2022 23:40

Argjira Spanca dhe Fioralba Ponari dy prezantueset e njohura në Top Channel, sot janë futur në shtëpinë e Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

Ato janë dy shoqet e ngushta të Einxhel dhe reagimi i kësaj të fundit kur i pa, ishte shpërthyes në lot.

Gjatë gjithë kohës së takimit Einxhel ka qarë, nga emocionet e forta dhe malli për shoqet.

“Jemi shumë krenare me ty, nuk e ke idenë se sa të dua”, ishte deklarata e Argjirës drejtuar Einxhel.

“Jam mërzitur shumë që e ke marrë si cënim të krenarisë live-n e fundit” duke iu referuar eliminimit, tha Fjoralba.

“Unë Dagzin e njof shumë mirë. E di se çfarë çuni është, djali është i mrekullueshem, jam shumë e lumtur që janë bashkë, i kam thënë Dagzit për Einxhel para se të futej në BBV”, u shpreh Argjira kur u pyet nga Arbana për Dagzin.

Me këtë rast Arbana iu drejtua Argjirës me shaka se ti paske qenë shkuesia për bashkimin e Einxhel dhe Dj Dagz./Lajmi.net.