I jepet fund sulmeve ajrore në Jemen
Koalicioni arab, nën drejtimin Arabisë Saudite, njoftoi sonte se i jep fund sulmeve ajrore në Jemen.

Bota
Koalicioni arab ka sulmuar gjatë ditëve të kaluara militantët e IS-it, të cilët kërcënonin vendet fqinje.
“Koalicioni arab deklaron fundin e operacioneve në Jemen”, njoftuan burime nga kryeqyteti saudit, Riadi.
“Këto sulme u ndërmorën kundër xhihadistëve të IS-it, të cilët kërcënonin vendet fqinje me Jemenin”, theksuan autoritetet, transmeton ATSH.