I jashtëzakonshmi Milot Rashica i siguron tre pikë Werderit

Pas tetë ndeshjeve pa fitore në kampionat, Werder Bremen ka marrë tre pikë në udhëtim te Wolfsburg.

Sport

01/12/2019 19:54

Krejt kjo falë yllit të skuadrës Milot Rashica, i cili realizoi dy gola në fitoren 2:3 të skuadrës së tij.

Rashica fillimisht shënoi në minutën e 13’ nga penalltia, ndërsa në të 83’ i siguroi fitoren Werderin, shkruan lajmi.net.

Ky ishte goli i tij i gjashtë këtë sezon në Bundesligë, teksa ka kontribuar edhe me 3 asiste.

Werderi tani me 14 pikë ngjitet në vendin e 12. /Lajmi.net/