I izoluar në shtëpi, David Beckham ‘detyrohet’ ta bëjë këtë ndryshim në pamje

David Beckham ka prerë flokët gjatë këtyre ditëve të karantinës.

ShowBiz

04/04/2020 10:02

David Beckham ka rruar kokën pasi kishte fshehur ndryshimin e bërë me një kapale gjatë darkës familjare, shkruan DailyMail, transmton lajmi.net.

David i është bashkuar burrave që gjatë kësaj periudhe ku po qëndrojnë të mbyllur dhe me pamundësi të shkojnë tek berberi, po rruajnë kokën.

Ish-futbollisti, 44 vjeç, fillimisht e fshehu veprimin e tij të re nën një kapele ndërsa ishte duke darkuar me familjen e tij përpara se të tregonte pamjen e re në Instagram, të premten.

Ai bëri shaka se ‘duhej bërë’ atë, teksa publikoi një selfie bardhë e zi i shtrirë në divan gjatë izolimit për shkak të pandemisë.

Pranë fotografisë që postoi në rrjete sociale, David tha se duhej bërë këtë veprim dhe apeloi të qëndroni në shtëpi.

Beckhams janë izoluar së bashku si familje në shtëpinë e tyre luksoze në Cotswolds dhe po i mbajnë fansat e informuar me ato që bëjnë, në Instagram. /Lajmi.net/