I inkurajuar me Forcën e Sigurisë

Komandanti suprem i NATO’s për Europë, Philip Breedlove, deklaroi në Prishtinë se shkurtimi i trupave të KFOR’it francez nuk shkakton asnjë zbrazëti. Megjithëse lavdëroi FSK'në, ai nuk ishte i gatshëm të thotë nëse FSK duhet të shndërrohet në Ushtri.

Lajme

28/11/2013 13:59

Komandanti suprem i NATO’s për Europë, Philip Breedlove, gjatë vizitës së tij në Kosovë, s’ishte i gatshëm që të jap ndonjë mendim të prerë nëse duhet që Forca e Sigurisë së Kosovës të shëndrohet në një ushtri.

Por megjithatë ai vlerësoi arritjet e FSK’së, duke thënë gjatë konferencës së tij përmbyllëse të vizitës në Kosovë, se kjo forcë po bën punë të mira.

“Po kemi biseduar së bashku për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kryesisht biseda jonë ka mbuluar faktet që FSK’ja është duke punuar mjaft mirë, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit dhe të gjithë punët e tjera që janë duke i bërë”.

“Unë jam duke i inkurajuar në punët që FSK’ja është duke i bërë por jemi të bindur edhe për të ardhmen”.

“Kemi biseduar edhe për disa aspirata të FSK’së, mirëpo nuk jam i gatshëm që të bëj ndonjë gjykim tani nëse ata do të duhet të vazhdojnë tutje për kapacitete më të mëdhaja”.

“Unë i inkurajojë liderët dhe të gjithë udhëheqësit që tani për tani vazhdojnë në punët profesionale, ta ndërtojnë profesionalizmin dhe të ndërtojnë aftësitë e forcës dhe të përqendrohen që në zgjedhjet e ardhshme gjithçka të shkojë mirë”.

Gjenerali Breedlove gjithashtu ka thënë se misioni i NATO’s e ka pasur suksesin e saj më të madh pikërisht me misionin e saj në Kosovë.

Ai tha se shkurtimi i trupave të KFOR’it francez por dhe të trupave paqëruajtëse të kombeve të tjera nuk shkakton asnjë zbrazëti sepse trupat që janë këtu po e kryejnë misionin e tyrë siç duhet.

“Si shembull i mirë të suksesit të madh të NATO’s është suksesi këtu në Kosovë. KFOR’i po vazhdon të ndihmojë për mbrojtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurojë siguri për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Mendoj, se me ndihmën përpjekjen e shumë të tjerëve në regjion përfshirë Policinë e Kosovës, EULEX dhe FSK’në dhe poashtu KFORI është duke siguruar një rezultat të jashtëzakonshëm. Ai ka pjesë të madhe në këtë rezultat”.

“Ne kemi thënë edhe më parë se KFOR dëshiron që të kalojë në një strukturë më të vogël por këto lëvizje të trupave do të bazohen sipas kushteve në terren”.

“Nuk jam i befasuar me vendimin e Parisit. Siç e dini këto janë vendime kombëtare të cilat bëhen dhe unë sigurojë ju se jemi duke përcjellur misione të tjera edhe në Afrikën Qendore ku francezët kanë angazhime atje dhe mu për këtë është duke ndodhur kjo gjë”.

Philip Breedlove bëri thirrje që gjatë periudhës zgjedhore të krijohet një stabilitet i përhershëm.

“Gjatë kësaj periudhe zgjedhore unë bëj thirrje të gjithë në regjion që të përqafojnë një dritare të mundësive dhe të sigurojnë siguri dhe stabilitet të përhershëm për gjeneratat që do të vijnë”.