I infektuari me koronavirus nuk qëndroi në vetizolim, kapet nga policia

Një person në fshatin Gjinovc të Suharekës është ndaluar për veprën ‘mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë’.

Lajme

11/08/2020 09:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së hënës në fshatin Gjinovc të Suharekës është ndaluar një person për veprën ‘mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë’, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, i njëjti nuk kishte respektuar masat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për vetizolim dhe kishte dalë lirshëm në fshat.

Siç  bëhet e ditur, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Gjinovc, Suharekë 10.08.2020 – 10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vetë izolim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Ndalohen 18 persona për mosrespektim të masave të qeverisë