I infektuari me Covid-19 del lirshëm në kafe, kapet nga policia

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të lokaleve, ka hasur në një person, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Lajme

07/03/2021 09:53

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë. I dyshuari nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

“Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për corona virusin covid 19 patrulla policore ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me corona virus, të cilit iu ishte caktuar masa vetë izolimit”, thuhet në raport. /Lajmi.net/