I hynë hajdutët në shtëpi, yllit të NBA i vjedhin para të majme dhe unazën e kampionatit

Ish-qendra e Golden State Warriors JaVale McGee u grabit me të paktën 200 mijë dollarë para dhe bizhuteri, si dhe një nga unazat e tij të kampionatit, njoftoi të martën TMZ Sports.

Sport

04/09/2019 08:26

McGee, i cili ishte me Warriors nga viti 2016-18, u grabit në shtëpinë e tij në Los Angeles të shtunën, por raportohet se nuk e mori vesh atë deri të martën.

Sipas TMZ, hajdutët vodhën dy kasaforta nga shtëpia e McGee që përmbante gjërat e vlefshme të tij. Qendra – tani me Los Angeles Lakers – fitoi unazat e kampionatit me Warriors në vitin 2017 dhe 2018. Nuk është e qartë se cila unazë u vodh, përcjell lajmi.net.

Një palë syze të McGee të veshura gjatë festimit të titullit janë raportuar gjithashtu se ishin vjedhur, derisa policia po shqyrton pamjet e mbikëqyrjes në shtëpi.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. /Lajmi.net/