Kinezi hap me forcë derën e ashensorit, por e pret surprizë e pakëndshme (Video)

Një person pësoi lëndime serioze  pasi goditi ashensorin për shkak të mosdurimit për të pritur.

Fun

04/02/2016 11:35

Në pamjet e filmuara shihet i gjithë momenti i ngjarjes, kur ai merr hov dhe godet me shkelm derën  e ashensorit.

Por gjithçka rezultoi gabim. Pasi theu derën, ai shkon për të kontrolluar brenda, por përfundoi duke rënë poshtë tij, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Nga i gjithë incidenti shihet se njëri nga kalimtarët u shqetësua nga ajo që po ndodhte dhe shkoi për të kontrolluar nëse djali që ra poshtë ishte në gjendje të mirë.

Ngjarja ndodhi në Kinë, ndërsa raportohet se pak më vonë gjatë asaj dite, viktima u shpëtua nga zjarrfikësit të cilët u telefonuan për të ardhur në vendin e ngjarjes nga punëtorët e shqetësuar./lajmi.net.