I hapën llogari të rrejshme në rrjete sociale, vajza nga Prizreni tenton vetëvrasjen

Një femër në Prizren dje tentoi t’i japë fund jetës me preparate kimike.

Lajme

24/04/2019 09:57

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin bëhet e ditur se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë, shkruan lajmi.net.

Motivi i incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Lajmi.net/